Modelja

Në mes të pandemisë ‘Club’-i hapet vetëm për të, Kylie ‘masakrohet’ në rrjet

Kylie Jenner ka postuar gjithë kohën foto dhe video nga shtëpia, ku është karantinuar me të bijën dhe siç thuhet, edhe me ish-partnerin e saj Travis Scott. Por me sa duket, Kylie nuk po e respekton karantinën ashtu siç pretendon.

Madje, një club në Los Angeles, nën pronësinë e aktorit David Arquette, është hapur posaçërisht për të.

Kylie është fotografuar nga paparacët duke mbërritur në club në shoqërinë e mikut të motrës së saj, Kendall, Fai Khadra.

Ajo dhe Fai qëndronin përkrah njëri-tjetrit pa ruajtur distancimin social.

Clubet në SHBA janë të mbyllur për shkak të pandemisë, por duket se rregullat nuk janë njësoj edhe për VIP-at.

Sigurisht që kjo gjë nuk është pëlqyer aspak nga njerëzit, të cilët kanë shpërthyer me komente kundër Kylie-t në rrjetet sociale.