Në mes të luftës, shteti arab ia vendos vizat qytetarëve të Ukrainës

Emiratet e Bashkuara Arabe u kanë vendosur viza qytetarëve ukrainas që duan të udhëtojnë në këtë shtet. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë abstenuar në seancën e Këshillit të Sigurimit ku u dënua agresion rus mbi Ukrainën, duke ju bashkuar kështu Kinës dhe Indisë.

Ambasada ukrainase në Abu Dhabi ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 1 mars 2022 ka suspenduar memorandumin e përbashkët ku nuk kërkoheshin viza për të hyrë në dy vendet.

Sipas ambasadës ukrainase kjo s’vlen për ata shtetas që gjenden aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.