Në mes të lindjes… Bejrut, shpërthimi trondit spitalin VIDEO

Të martën e katër gushtit, e gjithë bota u trondit nga shpërthimi që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Shumë pamje janë parë nga momente të ndryshme gjatë shpërthimit, ndër të cilat mund të përmendim një çift të sapomartuarish, një baba duke mbrojtur të birin dhe një grua duke mbërthyer fort pas vetes një vogëlushe dhe bashkë me të shihet teksa largohet me vrap.

Por ajo që ka ndodhur brenda spitalit Shën Xhorxh , është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Një burrë shihet duke filmuar gruan e tij që ishte në prag të lindjes, kur papritur toka filloi të dridhej dhe xhamat të copëtoheshin në mijëra pjesë.

Gruaja e quajtur Emmanuelle Khnaisser pavarësisht gjendjes së vështirë, arriti që të sillte në jetë një djalë, të quajtur George. Sipas raportimeve nënë e bir kanë kaluar këtë tragjedi pa pasoja dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.