Në Melburn nis operacioni për nxjerrjen e qindra dronëve që kishin rënë në lumin Yarra

Qindra dronë kanë mbetur në fundin e lumit Yarra pas një mosfunksionimi teknik misterioz në mbrëmjen e së premtes, gjë që shkaktoi që ato të binin në ujë afër zonës qendrore të Melbourne.

Dronët ishin pjesë e një shfaqjeje me drita para lojës së futbollit mes kombëtareve së femrave të Australisë dhe Francës në stadiumin Docklands.

Pa ndonjë arsye të saktë, dronët u shkëputën nga rutina e tyre e programuar dhe ranë në lumë afër Docklands. Ngjarja është filmuar nga të pranishmit dhe video është postuar në rrjetet sociale, raporton abc.au.

VIDEO

Rrjeti australian i trafikut (ATN) i cili është në pronësi të dronëve dhe i operon ato, tha se 500 dronë ishin pjesë e shfaqjes por se 350 prej tyre nuk u kthyen në bazë.

“Ky është problemi i parë teknik që kemi pasur në 18 muajt që kemi nisur punën”, deklaroi Vic Lorusso nga ATN.

Ajo shtoi: “Deri tani kemi bërë qindra shfaqje në të gjithë Australinë e po ashtu edhe jashtë vendit, por se nuk kemi parë atë që e pamë të premten, dhe gjithsesi se do të analizojmë situatën që ndodhi hap-pas-hapi”.

Pesë zhytës ishin thirrur për të marrë pjesë në nxjerrjen e dronëve nga lumi afër North Wharf tek Docklands.