Sot në 66 qytete ruse do të protestohet në mbështetje të opozitarit rus, Alexei Navaly, i cili ishte arrestuar posa kishte zbritur në Aeroportin Shermetyevo të Moskës, ku ishte kthyer nga Gjermania, ku ishte për shërim, pas helmimit me helmin nervor ushtarak, Noviçok.

Ka tri ditë që në Rusi kanë filluar arrestimet e bashkëpunëtorëve të Navalny, me qëllimin e vetëm që të frikësohen mbështetësit e Navalny, në mënyrë që protesta e planifikuar për sot të dështoj. Deri më tani janë arrestuar mbi 40 mbështetës të Navalny dhe lista është duke u rritur pasi që arrestimet janë duke vazhduar.

Arrestimi i mbështetësve të Navalny pos që ka të bëjë me përgatitjen e protestës, kanë të bëjnë edhe me publikimin e dokumentarit pë “pallatin sekret” të Putinit, ndërtimi i të cilit me të gjitha investimet përcjellëse i afrohet shumës prej 1.5 miliardë eurove.

Në qytetet ruse të lindjen e largët për shkak të distancës kohore, protestat kanë filluar më herët dhe raportohet për mijëra protestues. Edhe pse protestuesit janë paqësorë, policia ka filluar që të arrestoj protestuesit, ku në mesin e të arrestuarve ka edhe gazetarë të cilët kanë dalë që të pasqyrojnë protestat.

Linku: https://twitter.com/OvdInfo/status/1352923205598650369?s=20

Numri më i madh i protestuesve pritet në Moskë dhe në qytetet e mëdha perëndimore, ku edhe është i koncentruar numri më i madh i banorëve. Deri me tani në Moskë janë arrestuar mbi 40 protestues, ndërsa në tërë Rusinë numri shkon mbi 300 të arrestuar.