Në Malishevë inspektorët urdhërojnë veçimin e produkteve me vaj të palmës

Inspektorati i Komunës së Malishevës, bazuar në vendimin e Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të palmës, është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që t’i ndajnë fizikisht produktet që përmbajnë vaj palme në kënde të veçanta.

Kështu ka deklaruar drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati.

Ai ka thënë se inspektorët do të vazhdojnë punën në terren dhe se po merren këto masa pasi MTI-ja ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vajit të palmës.

Në Malishevë inspektorët urdhërojnë veçimin e produkteve me vaj të palmës