Në Lugun e Baranit përkujtohet 21 vjetori i Betimit të Brigadës së Kolonel Tahir Zemajt

Sot, u përkujtua 21 vjetori i Betimit të Brigadës 131, të Njësiteve Operative të Lugut të Baranit, nga Zona e -III-të Operative e UÇK-së.

“Protagonistet e gjallë, pjesëtar të njësive operative dëshmuan luften dhe përpjekjet e burrave dhe grave për lirin e vendit. Pllaka përkujtimore nga sot dhe dokumentari i shfaqur i japin vleren e dëshmisë për angazhimin e Lugut të Baranit në çlirimin e Kosovës. Lavdi për jetë e mot”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, transmeton Ballkani.info.

Brigada 131 drejtohet nga Koloneli Tahir Zemaj, i vrarë pas luftës në Pejë bashkë me të birin dhe kushëririn.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, si dhe deputetë. /Ballkani.info/

loading…