Në Luginë të Preshevës vendosen afishe me flamurin e Kosovës, Shqipërisë e Ukrainës

Në Luginë të Preshevës janë vendosur në rrugë afishe me flamurin e Shqipërisë, Kosovës dhe Ukrainës.

Në pamjet që ka siguruar RTV Dukagjini, shihen flamujt që praktikisht janë të ndaluar atje.

Flamuri i Shqipërisë që nuk lejohet, flamuri i Kosovës që mohohet dhe ai i Ukrainës që nuk mbështetet duke mbështetur Rusinë.