Në listën e VV-së për deputet edhe personi që kërkoi zhdukjen e Izraelit!

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për verifikim në KQZ, ka publikuar në rrjetin social facebook, këtë listë me emrat e të gjithë kandidatëve.

Numri 79 e përfaqëson Visar Korenicën, por ishte pikërisht kandidati për deputetë që në vitin 2017 kishte kërkuar zhdukjen e Izraelit, transmeton Ballkani.info.

Në korrik të këtij viti, Korenica kishte shpërndarë në faqen e tij në Facebook të dhunës së policisë izraelite ndaj popullit palestinez ndërsa në përshkrim të postimit të tij kishte shkruar në gjuhën angleze se “ju (Izraeli) herët e vonë do të zhdukeni nga faqja e dheut, ashtu siç ka ndodhur me shumë të tjerë përpara”.

Kjo deklaratë kishte ngjallur reagime të mëdha, kritika këto që e kishin shtyrë Korenicën të kërkoi falje për këtë deklaratë, duke u shpjeguar se shkrimi i tij erdhi në një moment emocioni./Ballkani.info/