Në listën e garës për deputetë të PDK-së, nuk përfshihet antarja më zëshme e kryesisë

Antarja e kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se nuk do të jetë në garë për deputete, transmeton ballkani.info

“Lista e propozuar e deputetëve nga Mitrovica, është e rrumbullaksuar me njerëz me potencial, vizion e intelekt mbrenda saj, secili më meritor e më i mirë se tjetri” tha Osmani.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë ka propozuar pesë emra të njohur nga ky subjekt politik, dhe një emër do të propozohet nga qendra.

Kandidatët që morën miratimin e degës së PDK-së në Mitrovicës janë: Bedri Hamza, Valdete Idrizi, Donjet Bislimi, Vesa Broja dhe Rrustem Musa.

Ndërsa nga qendra pritet të kandidohet edhe ish deputetja nga Mitrovica, Besa Ismaili.

Kandidimin e këtyre figurave, për Ballkani.info kanë konfirmuar edhe nga subjekti politik i PDK-së.

Osmani tha se nuk do të jetë në garë për deputete, mirëpo nga një kënd tjetër e më shumë përkushtim do ia dalim ta #rimëkëmbim vendin, duke mbështetur fuqishëm secilin prej tyre e mbi të gjitha Partinë Demokratike të Kosovës. /Ballkani.info/

Lajmi i plotë:

Të dashur miq, Falemnderit pafundësisht për të gjitha mesazhet dhe kërkesat për të qenë në garë për deputete. Sinqerisht, i gjejë inkurajuese dhe i vlerësoi lartë secilën prej tyre! Lista e propozuar e deputetëve nga Mitrovica, është e rrumbullaksuar me njerëz me potencial, vizion e intelekt mbrenda saj, secili më meritor e më i mirë se tjetri. Unë nuk do jem, mirëpo nga një kënd tjetër e më shumë përkushtim do ia dalim ta #rimëkëmbim vendin, duke mbështetur fuqishëm secilin prej tyre e mbi të gjitha Partinë Demokratike të Kosovës.