Policia e Kosovës

Në Leposaviq parandalohen tri raste të kalimit ilegal

Sot në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës.

Policia njofton se kalimi ilegal është ndaluar në tri raste të ndara, si në vijim:

Rasti i parë, “vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë)”.

Rasti i dytë, “kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë”, dhe

Rasti i tretë, “vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit,  me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave”.

Policia thotë se me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare në tentativë, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.