Gjatë ditës së sotme Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca ka bërë hapjen e pllakatës përkujtimore për nder të 2 korrikut 1990, ditës kur u miratua Deklarata Kushtetuese.
Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani- Sadriu, dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve.


Kujtojmë që rëndësia historike e Deklaratës së 2 korrikut 1990 është mjaftë e madhe pasi që sipas kësaj deklarate Kosova shpallej njësi e veçantë e në kuadër të federatës jugosllave.







