Kryeministri

Në kulmin e protestave, Rama vendos të bëjë “Babagjyshin” e Vitit të Ri

Në një kohë kur pritet lëvizja e Ramës për protestën e studentëve, kryeministri ka vendosur që të “fshehë” të gjithë mbledhjen e jashtëzakonshme që u krye në kryeministri, me aktin e Ramës si “Babagjyshi” i Vitit të Ri.

Kryeministria bën me dije se qeveria ka vendosur për të dhënë një shpërblim prej 50 dollarësh për pensionistët, po ashtu edhe për çekun e bebeve, që do t’u jepet atyre nënave që lindin një deri në tre fëmijë.

Rama shkruan këtë status në rrjetin social:

Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)???? dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)????Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin