Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes assesi të pajtohen me të dërguarin special të presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell, i cili sot paralajmëroi rifillin e dialogut Kosoë-Serbi dhe heqjen e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve.
Grenell me këtë ka paralajmëruar edhe arritje të shpejt të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi dhe ate me drejtues të rinj të Qeverisë së Kosovës.
Kjo deklaratë i ka alarmuar të gjithë ata që janë rreth Kurtit. Kanë reaguar e fyer edhe këshilltarët e Kurtit, pastaj ka reaguar edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ministrja Albulena Haxhiu, etj, shkruan Ballkani.info.
Jo vetëm kaq, aktivistët e VV-së të prirë nga Fitim Pacolli kanë bërë thirrje që në tëitter t’i ankohen edhe presidentit Donald Trump.
Në grupin “me kryeministrin”, grup ky i formuar nga aktivistë të VV-së në mbështetje të Kurtit dhe i cili grup është përdorur edhe për linçime ndaj kundërshtarëve dhe të dërguarit amerikan, i ka ftuar anëtarët ta postojnë një tekst në twitter të Trumpit.
Më poshtë e gjeni kërkesën e Fitim Pacollit, I cili e ka motër deputeten e VV-së, Fitore Pacollin:








