Në Kosovë vazhdon terri, KEDS-i as që lajmërohet
Reduktimet e energjisë elektrike kanë vazhduar edhe sot në Kosovë. Edhe pse festë, kosovarët po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.
Këto reduktime ka disa ditë që po shkaktojnë neveri dhe probleme të shumta, dersia nga KEDS-i thonë se ato janë të domosdoshme.
Qytetarët të Fushë Kosovës i kanë thënë Ballkani.info se ka më shumë se një orë që nuk ka rrymë, ndërsa askush nga KEDS-i nuk jep sqarime se pse po ndodh kjo.
Ballkani.info ka tentuar të flas me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e as në mesazhet dërguara.
Të kujtojmë se Zyra e Rregullatorit (ZRRE) ka kërkuar nga KEDS-i që t’i furnizojë qytetarët pa ndërprerë me energji, megjithatë kjo po duket e pamjaftueshme.
Edhe kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga KEDS-i që mos të ketë ndërprerje të rrymës. /Ballkani.info/