Në Kosovë burrat kërkojnë të lejohet shamia në shkolla, gratë heshtin

Një grup qytetarësh ka ditë që po kërkojnë shfuqizimin e udhëzimit administrativ, i cili e ndalon bartjen e shamive në shkolla.

Zakonisht, kur bëhet fjalë për tema të nxehta, krerët e shtetit heshtin.

Kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë pro ose kundër lejimit të shamisë në shkolla. Por, komentuesit që po dëshirojnë që shamia të lejohet në shkolla, i janë sulur me komente atij dhe ministres Nagavci, shkruan Demokracia.com.

Ajo që bie shumë në sy është se shumica e komentuesve janë burra, pra burra që në emër të lirisë duan të mbulojnë vajza të vogla që ende nuk janë të pjekura plotësisht për të marrë vendime për veten.