Në Kosovë arrin eksperti kroat për zgjidhjen e problemit me ariun

Te Pylli i Arinjëve ka nisur takimi për të parë se si duhet vepruar me ariun e murrmë.

Në një punëtori po marrin pjesë zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Insituti për Mbrojtjen e Natyrës.

Ndërsa në orën 13:00 pritet të dalë në një konferencë për media, profesor i Universitetit të Zagrebit, Slaven Reljiq që është ftuar për të dhënë rekomandimet e tij se çka duhet të bëhet lidhur me këtë rast.