Në konvikt apo në Hajvali? Pacolli: Nuk e di çka do të ndodhë me mua

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai tha para gazetarëve në aeroport se nuk e di se cka do të ndodhë me të.

“Nuk e di cka do të ndodhë me mua, nuk e di nëse do të vendosem në konvikt apo në Hajvali”, ka thënë Pacolli.

Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.