Në kohë pandemie thyhen QMF-të në Mitrovicë, vidhen disa pajisje mjekësore

Persona të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe Koshtovë të Mitrovicës.

Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marrë organet e rendit dhe ligjit.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë.

Barani apelon te të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në parandalimin e COVID-19, pasi që institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie për kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.