Sot gëzon shumë famë si e dashura e Feros.

Por, Arbentina Ismaili e njohur për publikun si fytyrë ka qenë edhe më herët, për shkak se ka marrë pjesë në dy spote të suksesshme shqiptare që u klikuan me miliona herë.

Po ashtu, bukuroshja shqiptare ka qenë pjesë e klipit ‘Sjena mo’ të Majkut dhe Getit, e cila ka mbi 46 milionë klikime në Youtube.

Madje, për të është shkruar se ka ngjashmëri me Liberta Spahiun, prandaj, Geti e ka marrë në klip, në kohën kur ai ishte në lidhje me prezantuesen kosovare.