Në këto qytete do të jetë sot Vjosa Osmani
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë shumë tubime me qytetarët e Kosovës si pjesë e fushatës zgjedhore.
Në orët e paradites, në Hotel “Emerald” do të prezantohet planprogrami i partisë për arsimin.
Ndërsa pas përfundimit të këtij tubimi, në orën 14:00, do të mbahet tubim me qytetarët e Vushtrrisë. E ky tubim do të mbahet në qendër të qytetit.
Ndërsa Osmani nuk do ta lërë pa e vizituar edhe Drenicën. Ajo do të jetë në Drenas në takim me qytetarët e kësaj komune.
Pas këtij tubimi, do të mbahet edhe takimi tjetër me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë në sheshin e kësaj komune. Nga aty, LDK do ta vazhdojë fushatën në Prishtinë.