Në këto 13 komuna ndalohet qarkullimi nga ora 22:30 deri në 05:00

Nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë çfardo qarkullimi në 13 komuna të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfardo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç:

5.1. Në raste urgjente shëndetësore;

5.2. Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

5.3. Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

5.4. Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

5.5. Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”, thuhet në vendimin e qeverisë.