Temperaturat e uleta dhe stuhite e debores qe vershuan ditet e fundit mbi vendin izoluan disa fshatra malore ne rrethin e Gramshit ku trashesia arriti nga 1 metër deri në dy metër.

Bashkia Gramsh ka nxjerrë ne terren grupin e emergjencave për të parë situaten dhe për t’u ardhur ne ndihmë banorëve të fshatrave te izoluar.

Drejt fshatit Rovje dhe Grabove jane derguar dy traktore borepastrues per te bere te mundur hapjen e rrugeve, gjithashtu nga specialistet e emergjences keshillohet qe ne keto akse kalimi ne disa pjese te rruges te behet me zinxhire dhe gjate nates drejtuesit e mjeteve te mos udhetojne vetem por te shoqeruar.

Aktualisht ne Gramsh te gjitha akset rrugore te fshatrave jane te kalueshem.