Sot në ora 15:00, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pre​t në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Mediat do të lejohen të marrin pamje nga fillimi i takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë deklarim për media.

Kujtojmë se, Basha po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore, ndërsa gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Avdullah Hoti. /Ballkani.info/