Në këtë orë dalin rezultatet e 90 personave të dyshuar me koronavirus në Kosovë

Pas orës 19:00 pritet të dalin rezultatet për 90 mostrat e pacientëve të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

Ajo ka thënë se publiku do të informohet pas orës 19:00 përmes komunikatës.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë  tre persona janë prekur nga virusi COVID-19. Personi i  tretë i infektuar është një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.

Qeveria Kurti ka marrë vendim për ndalimin e hyrjeve-daljeve të qytetarëve në komunën e Klinës dhe Vitisë.