Në Kaçanik sonte rreth orë 19:00 ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku njëri nga ata është lënduar rëndë pasi u ther me thikë. Policia e Ferizajt ka dhënë detaje për këtë raste.
Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Ferizajt, ka treguar se therja me thikë ka ndodhur pasi dy persona janë përleshur mes vete.
Ai ka thënë se personi i lënduar është i moshes rreth 40 vjeç.
“Person i therur ka marrë lëndime në dorë dhe këmbë. Është dërguar për shërim në QKUK dhe pas trajtimit që ka marrë është liruar”, ka thënë Gashi.
Gashi ka bërë me dije se personi që ka kryer këtë vepër është arrestuar dhe për momentin është duke u intervistuar.







