Ruzhdi Shehu

Në Junik hapet Qendra për Regjistrimin e Bizneseve

Komuna e Junikut tashmë është bërë me Qendër për Regjistrim të Bizneseve.

Sipas njoftimit të Komunës së Junikut hapja e kësaj qendre lehtëson dhe krijon çasje inovative në procedurat e regjistrimit por edhe të administrimit të bizneseve.

Postimi i plotë

Komuna e Junikut, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë( ARBK),për hapjen e qendrës për regjistrim të bizneseve.

Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të krijoj një bashkëpunim të ngushtë, duke ofruar zgjidhje efikase dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.

Hapja e kësaj qendre, synon përmirësimin e infrastrukturës administrative, duke siguruar një çasje më efikase dhe inovative për regjistrimin dhe menaxhimin e bizneseve lokale.

Komuna e Junikut është e përkushtuar për krijimin e kushteve për efikasitet dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.

Ky hap shënon një angazhim të përbashkët për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut.