FOTO

“Ne jemi perandori”| Getinjo reagon pasi shtëpia e Mozzikut ishte pre e hajdutëve

Reperi i njohur, Mozzik mbrëmë (9 tetor) njoftoi se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë.

Për rastin e grabitjes, rap-artisti tha se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.

Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.

Foto: Getinjo/Instagram

Geti ka shpërndarë në InstaStory të njëjtin postim të Mozzikut, duke thënë: Hajt se një ditë do u gjej pahiri, jetës nuk i dihet”.

Më pas, Getinjo në një tjetër postim ka publikuar një foto të Mozzikut, ku ai shihej i qetë duke u relaksuar me telefon në dorë.

Foto: Getinjo/Instagram

“Ne jemi perandori o budall”, ka shkruar Getinjo sipër imazhit.

Ndryshe, kujtojmë që të dy vëllezërit mbesin aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ku zakonisht janë të ftuar dhe performojnë së bashku.