Meghan

Në javët e fundit të shtatzënisë, Meghan del publikisht për një mesazh të rëndësishëm

Meghan Markle u shfaq për herë të parë pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, këtë fundjavë, në Global Citizen’s Vax Live: The Concert To Reunite The World.

Dukesha e Sussex, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë, ishte një nga kryetaret e ngjarjes, së bashku me Princin Harry.

Ky i fundit e ndoqi ngjarjen personalisht, ndërsa Meghan nuk ishte në gjendje, por u shfaq në video të regjistruar paraprakisht.

Në klip, Meghan shihet e veshur me një fustan-këmishë me print lulekuqesh, nga Carolina Herrera. Fustani prej 1,690 dollarësh është pjesë e koleksionit Resort 2021.

Përveç veshjes Carolina Herrera, Meghan mbante edhe një varëse kuptimplotë për fjalimin. Bizhuteria tregonte simbolin e femrës, të kombinuar me një grusht të ngritur. Varësja prej ari është pjesë e koleksionit Kamala Harris + Woman Power nga marka Awe Inspire.

Seti i bizhuterive përmban një varëse me monedhë të gdhendur me fytyrën e zëvendëspresidentes Kamala Harris, si dhe një tjetër me një simbol të gjinisë femërore. Seti shitet midis 270 dhe 285 dollarësh në faqen e internetit të markës, në varësi të materialit.

Varësja përputhej në mënyrë të përsosur me temën e fjalimit të Meghan, që u përqendrua në barazinë gjinore dhe pandeminë.

“Viti i kaluar është përcaktuar nga komunitetet e bashkuara heroikisht dhe pa u lodhur për të trajtuar COVID-19. Dhe ne jemi mbledhur sonte, sepse rruga përpara po bëhet më e ndritshme, por do të na duhet që secili prej nesh të gjejë rrugën përpara. Si kryetarët e fushatës së VAX LIVE, bashkëshorti im dhe unë besojmë se është e rëndësishme që rikuperimi ynë të ketë përparësi shëndetin, sigurinë dhe suksesin e të gjithëve, dhe veçanërisht të grave që janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo pandemi. Gratë, dhe veçanërisht gratë me ngjyrë, kanë parë një rënie të madhe ekonomike që nga fillimi i pandemisë. Gati 5.5 milionë gra kanë humbur punën në SHBA, dhe 47 milionë gra më shumë në të gjithë botën pritet të kalojnë në varfëri ekstreme,” –tha Meghan, ndërsa përmendi edhe të bijën që pritet të vijë në jetë në verë. “Burri im dhe unë jemi të entuziazmuar që së shpejti do të mirëpresim një vajzë. Është një ndjenjë gëzimi që e ndajmë me miliona familje të tjera në botë. Kur mendojmë për të, ne mendojmë për të gjitha gratë dhe vajzat e reja anembanë globit, të cilave duhet t’u jepet aftësia dhe mbështetja për të na udhëhequr përpara”.