Në Itali janë të sigurt, Allegri lajmëron largimin nga Juventus të enjten

Sipas medieve në Itali, Massimiliano Allegri do të lajmërojë të ardhmen e tij tek Juventus në 48 orët e ardhshme dhe mesa duket ai ka vendosur të largohet.

Trajneri ka theksuar disa herë se ka si qëllim të qëndrojë në Torino pasi ndihmoi klubin të fitonte titullin për të tetën herë radhazi, i pesti radhazi për të.

Megjithatë, ai do të ulet të bisedojë me presidentin Andrea Agnelli për transferimet e verës dhe aty do të merret vendimi.

Sipas Sport Mediaset, Allegri pritet të lajmërojë largimin e tij nga Juventus të enjten.

Opsionet për të zëvendësuar teknikun janë të limituara, por Antonio Conte mbetet kandidati numër një, megjithëse duket më pranë Inter.