Në provincën Casertano, afër Napolit në Itali janë regjistruar deri tani 133 raste pozitive, në mesin e tyre 11 kanë vdekur dhe 3 janë shëruar.

Në komunën Succivo të kësaj province është regjistruar rasti më i ri pozitiv, bëhet fjalë për një fëmijë 3 muajsh.

Tre raste të reja janë regjistruar dhe në Kaserta dhe bëhet fjalë për dy gra një 56 dhe një 49 vjeçe dhe një 55 vjeçe. 

Gjithsej në qytetin e Kasertas janë 14 të infektuar mes tyre dhe një fëmijë 6 vjeç dhe 2 mjekë.

Numri i personave të infektuar është 63.927, vetëm në 24 orët e djeshme janë konfirmuar 4789 raste më shumë.