Kuvendi i Shqipërisë

‘Në Hagë do shkoni të gjithë’! Protesta brenda Kuvendit që kapi në befasi deputetët

Katër përfaqësues të diasporës kanë protestuar brenda Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar që emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Na keni gënjyer prej 1 viti e gjysmë”, i drejtohen ata deputetëve teksa hapin një pankartë tek llozhet e Parlamentit, ndërsa hedhin “fleta votimi” në sallë.

“140 manekinë jeni. Keni shkelur vendimin e Gjykatës, jeni në shkelje të ligjit. Na lejoni të votojmë, demokraci që flisni vetëm ju, po ne ku jemi. Nuk kemi mbaruar, në Hagë do të shkoni të gjithë, nuk na përfaqësoni neve ju”, bërtasin ata teksa nxirren nga Kuvendi.

BONUS VIDEO