Në Greqi vdesin 25 persona dhe mbi 830 të infektuar me Covid-19

Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 25, ku vetëm ditën e sotme ndërruan jetë 3 persona si pasojë e COVID-19.

Listës iu shtua një ushtarak 46-vjeç ,i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në veri lindje të vendit dhe një 70-vjeccar në zonën e Evangelismos.

Edhe bashkëshorta e tij është e infektuar dhe ndodhet e shtruar në spital, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Vlen të përmendet se 70-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Deri më tani në Greqi raportohet për mbi 830 të prekur me Covid-19