Në Google, Konsullata e Cyrihut më e vlerësuara
Në rubrikën e vlerësimit të shërbimeve nëpër misionet diplomatike të Kosovës në Google, del se shtetasit e Kosovës kanë shumë ankesa në personelin diplomatik dhe vendor.
Nëse analizohen në tërësi, rezultatet vërtet janë zhgënjyese.
Ballkani.info i ka krahasuar statistikat për Gjermaninë dhe Zvicrën, ku shtetasit kosovarë janë me shumicë.
Në Gjermani, ku Kosova ka një ambasadë dhe tri konsullata, si dhe në Zvicër, ku Kosova ka një ambasadë dhe dy konsullata, rezulton se shërbimi më i mirë i vlerësuar me notën 4.2, nga maksimum 5 sa ishte, është bërë për Konsullatën e Cyrihut.
Të tjerat janë të vlerësuara shumë më dobët dhe ankesat kryesore që vijnë prej diasporës kosovare janë orari jo i rregullt i punës, mungesa e një trajtimi profesional dhe udhëzimet jo të drejta përmes telefonit.
Ambasada e Kosovës në Bern për nga shërbimet është vlerësuar me 2.5 pikë, kurse Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë është vlerësuar me 3.2 pikë.
Në Gjermani, Ambasada e Kosovës në Berlin është vlerësuar me 2.8 pikë, Konsullata në Munih është vlerësuar me 2.9 pikë, Konsullata në Frankfurt me 2.6 dhe Konsullata e Shtutgartit me 2.3 pikë. /Ballkani.info/