Sonte, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me Gjeneralin Daut Haradinaj, qëndruan në Gllogjan, vendlindjen e Haradinajt.
Ramosaj u shpreh mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen e qytetarëve, duke e cilësuar Gllogjanin “burim frymëzimi, motivimi dhe vendosmërie” për shtetndërtim dhe zhvillim.
Ai falënderoi përkrahësit e tij dhe theksoi mbështetjen që po i jepet kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj. “Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë,” tha Ramosaj në këtë takim.







