Në Gjilan është përuruar ndërmarrja ‘Nutrivida Nutrients’, e cila është fabrikë kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se hapja e kësaj fabrike është një risi në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe bujqësor.“Produktet e ‘Nutrividës’ do të jenë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, pasi është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kemikate të rrezikshme dhe do të ushqejë bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor”, tha Haziri.