Në Gjermani shënohen edhe 128 viktima nga koronavirusi

Gjermania ka raportuar 128 vdekje të tjera dhe 4,615 raste të konfirmuara të koronavirusit që nga e hëna.

Kështu raporton Reuters duke cituar shifrat nga Instituti Robert Koch, agjencia gjermane e shëndetit publik.

Kjo çon numrin e përgjithshëm të rasteve atje në 61.913 me 583 vdekje.