Në Gjermani ekziston një qytet ku qiraja është një euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ.Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej.

Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.