Në Gjermani bien dakord për kufizimin e kontakteve deri më 29 qershor

Qeveria federale gjermane dhe 16 landet e vendit ranë dakord në parim që të vazhdojnë me kufizimin e kontakteve kundër koronavirusit të ri deri më 29 qershor.

Këto masa i kufizojnë tubimet deri në 10 persona ose maksimumi në dy familje.

Marrëveshja u arrit sot pas më shumë se një ditë konsultimesh midis qeverisë federale në Berlin dhe zyrtarëve të shtetit.

Megjithatë, landeve u lejohet të lehtësojnë ose ashpërsojnë rregullat e tjera që rregullojnë sjelljen në hapësirat publike, sipas shkallës së infektimeve.