Në Gjakovë po trajtohen 18 pacientë me COVID-19, 9 prej tyre janë në oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, janë duke u trajtuar 18 pacientë më koronavirus.

Përmes raporit 24 orësh, bëhet e ditur se janë të hospitalizuar 42 pacientë, prej tyre 18 kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa në pritje të rezultatit janë 24 pacientë.

9 nga këta pacientë kohë pas kohe po trajtohen me oksigjen.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 12.07.2020 po trajtohen 18 pacientë me Covid-19 POZITIV,
•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë:
•Janë 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe
•Ne pritje të rezultati të testit janë 24 pacientë.
KUJDESU PËR VETEN PËR FAMILJEN E SHOQËRINË!
Bartja e maskave mbetet obligative !
Vazhdoni të mbani distancën fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë!
Ju faleminderit për mirëkuptim!