Krahas shumë figurave nga Gjakova, në garë për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, është edhe ish-udhëheqësi i luftës në këtë zonë dhe njëherit ndër figurat më të spikatura në këtë qytet, Agron Kryeziu.

Agroni rrjedh nga familja atdhetare Kryeziu nga Gjakova.

Në kohë të vështira për vendin, ai ishte përkrah komandantit të tij Ramush Haradinaj, e tani përkrah tij edhe njëherë kur synon postin e deputetit, i jep përkrahjen e tij tani në një mision tjetër, për ta bërë Haradinajn president të vendit.

Përndryshe, Aleanca mbrëmë ka publikuar listën e saj për deputetë, ku 2/3 e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.

 Ndërkaq, Haradinaj në postimin e tij nê facebook, tha se oferta e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit.