Në garat Evropianë të Policisë, Zjarrfikësve, Korrektuesve dhe Doganierëve, ka marrë pjesë Anton Cena, i cili e ka fituar medaljen e argjend.
Përmes një njoftimi në facebook ai ka thënë se pritjet e tij ishin më të mëdha megjithatë ai do të vazhdojë aktivitetet për gara në not.
“Pritjet e mia ishin më të mëdha, e ani pse kësaj medaleje i dallon thuajse vetëm ngjyra sepse për nga merita është e të njëjtit nivel me të artën dhe të bronztën, unë prapë se prapë pretendova vetëm të artën. Sidoqoftë, për Policinë e Kosovës, po pres të garoj edhe në disiplinën e notit në gjatësi prej 4000 m në të cilën pres fitore me medale të artë dhe kur të kthehem ta di unë dhe të tjerët që ia vlejti shkuarja, me duarplot e fitore të mëdha ashtu siç na ka hije dhe siç e meritojmë, edhe në këto gara”, tha ai.







