IHMK

Në fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara

Në Kosovë në fundjavë do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Të dielën po ashtu do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen mes 9-11 gradë Celsius, e maksimalet mes 25-27 gradë Celsius.