Në fundjavë mot i freskët dhe me shi. Java e ardhshme sjell një valë të të nxehtit afrikan

Në fundjavë mot i freskët dhe me reshje lokale shiu ditën e shtunë. Java e ardhshme sjell një valë të të nxehtit afrikan.

2.08.2019 – Një front i ftohtë me masa më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit do të kalojë nesër mbi rajonin tonë. Si rrjedhojë gjatë ditës së shtunë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e në aspektin termik temperaturat do të pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare.

Gjatë javës në vijim nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell, shkruan Prishtina Weather.

3.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë ngrohtë. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
4.08 – Kryesisht me diell. Pasdite me vransira lokale, me mundësi për riga lokale shiu.
5.08 – Kryesisht me diell.
6.08-7.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në 33C.
Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje.

loading…