Ministria e Shëndetësisë

Në fund të shkurtit, pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit në Kryeqytet

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli është duke e pritur dritën e gjelbërt nga Komuna e Prishtinës, për ta filluar ndërtimin e spitalit në kryeqytet.

Për Ballkani.info u bë e ditur se Ministria po pret nga Komuna që të caktohet toka ku të ndërkohet ky insitucion shëndetësorë.

“ Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me Komunën e Prishtinës në lidhje me ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Por, paraprakisht, do të ketë një Studimi të Fiziblitetit që pritet të filloj brenda një periudhë të shkurtër.Ky studim do të përcaktoj edhe kapacitetet që duhet të ketë ky spital në krahasim me numrin e banorëve, resurset e infrastrukturës ,pajisjet, shtretër, dhe resurset njerëzore, mjekë, motra, staf-jomjekësor” thuhet në përgjigjjen e ministrit të shëndetësisë.

Për studimin e Fizibilitetit Ministria ka ndarë rreth 200 mijë euro, ndërkaq Ballkani.info nga burimet e tij merre vesh se e gjithe procedura e përcaktimit të parceles për ndërtimin e spitalit dhe studimin e fizibilkitetit pritët të përfundojë në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Për ndërtimin e këtij spitali, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë nga buxheti i saj 4.1 milion euro