Franca mendon për tifozët. Ligue de Football Professionnel, organi që menaxhon kampionatet franceze (Ligue 1 dhe Ligue 2) ka vendosur një revolucion: çmime fikse për biletat në udhëtim duke nisur nga sezoni tjetër.
Propozimi, që do të bëhet rregull sa po të ratifikohet nga Këshilli, do të parashikojë çmim fiks për 10 euro për tifozët në udhëtim në Ligue 1 dhe 5 euro për ata në Ligue 2.
Kjo do të thotë se për të parë yje si Neymar apo Mbappe, do të kushtojë sa një rimbushje celulari me ofertë mujore.







