Në Florida zhduket një ilaç për lopët e kuajt, e blenë njerëzit për COVID-19

Në Florida ka ditë që ka mungesë të një ilaçi për lopë dhe kuaj. Dhe arsye për këtë është se atë po e përdorin njerëzit.

Ilaçi Ivermectin, që ndihmon kafshët të nxjerrin parazitët nga barku, po përdoret nga njerëzit si kurë alternative për të shëruar COVID-19, ka thënë komisionieri i Bujqësisë në Florida, Nikki Fried, shkruan Flordia Politics.

Ivermectin përdoret si trajtim anti-parazitik për bagëtinë, dhe nuk është miratuar për përdorim nga njerëzit. Prodhuesi i tij, Merck, tha se nuk ka “asnjë dëshmi domethënëse për aktivitetin klinik ose efikasitetin te pacientët me COVID-19”.

Por pavarësisht paralajmërimeve nga Administrata e Ushqimit e Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se marrja e ilaçit për të luftuar virusin mund të dëmtojë njerëzit, shumë njerëz në Florida kanë vendosur ndryshe, duke i besuar ekspertizës së dyshimtë në mediat sociale.

Dhe rezultati: Është shënuar mesatarisht një rast në ditë me helmim që ka lidhje me Ivermectin.