Në emision i ka rival, mësojeni se a janë Visari dhe Blerona në ditëlindjen e Labit

Prezantuesi Labinot Gashi sonte po e feston ditëlindjen e 40-të.

E për të, është organizuar një festë surprizë ku ia kanë ftuar gjithë shoqërinë, shkruan Ballkani.info.

Në këtë festë, përpos tij, një vëmendje e marrin edhe ish kolegët që Labi i ka pasur në RTV 21, Bleronën dhe Visarin, të cilët tashmë i ka rival të shikueshmërisë, pasi që emisionet iu shfaqën në të njëjtën ditë dhe orë, në dy televizione të ndryshme.

Por, a janë në festë Blerona dhe Visari?

Përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale shihet se Blerona është pjesë e festës, pasi pozoi më Ryva Kajtazin e cila është mysafirja e Labit kurse Visari nuk ka marrë pjesë në festë.

Madje, Visari ka hedhur një video në Instastory ku shihet që është në palestër me prezantuesin tjetër Enur Pakashtica.

Se përse Visari nuk ishte pjesë e ditëlindjes së Labit, e di ai më së miri./Ballkani.info/