“Në emër të Zotit ndaleni masakrën në Ukrainë”, mesazhi i Papa Françeskut për luftën

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raporton BBC.

“Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër.”

Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.