Në dy ditët në vijim mot pranveror

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me elemente meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës

IHK njofton se temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së dielës.